6.5 C
New York
Sunday, January 11, 2026

Buy now

Lumi Vjosa del sërish nga shtrati, rrezikohen zona të ulëta

- Advertisement -

Lumi Vjosa ka dalë përsëri nga shtrati në afërsi të Urës së Mifolit, duke krijuar probleme në zonat përreth.

Sipas raportimeve, niveli i ujit ka arritur në 7.45 metra, çka ka sjellë edhe një herë përmbytjen e tregut të Mifolit. Ndërkohë, prurjet vijojnë me intensitet të lartë dhe në zonën e Memaliajt niveli i ujit është regjistruar në 7 metra, duke rritur shqetësimet për një ngritje të mëtejshme të Vjosës në orët në vijim.

Autoritetet bëjnë të ditur se situata po monitorohet në mënyrë të pandërprerë, ndërsa banorët që jetojnë pranë shtratit të lumit janë vënë në gatishmëri dhe po marrin masa paraprake për të shmangur rreziqet nga përmbytjet.

Të ngjashme

Të fundit