14.9 C
New York
Tuesday, September 9, 2025

Buy now

Lumir Abdixhiku për triumfin e Kosovës naj Suedisë: Historike, fitorja më e madhe e jona

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka quajtur fitore historike atë të kombëtares së Kosovës ndaj Suedisë.

Kosova mposhti 2 me 0 Suedinë në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror.

“Djem si tanët! Një fitore historike, më e madhja e jona. Humbja me Zvicrën nuk na rrëzoi; përkundrazi, na dha forcë të ngrihemi më lart. Ky është ekipi që kthen dhimbjen në motiv, rënien në ngritje dhe çdo sfidë në krenari. Një ekip që luan me zemër, me shpirt e me dinjitet; dhe një popull që ringrihet gjithmonë me ta. Kjo është Kosova jonë”, ka shkruar Abdixhiku. /Gazeta Express

Të ngjashme

Të fundit