7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

“Lumir Abdixhiku në metodë është krejt Vetëvendosje” Ja kush e thotë!

- Advertisement -

Në “Debat Plus”, ndër të tjera, është diskutuar për sondazhet e fundit që i ka publikuar Televizioni Dukagjini dhe reagimet që ka marrë nga opozita ky sondazh.

E i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kritikoi këtë sondazh, duke e cilësuar si “propagandë”.

E analisti, Dibran Hoxha, tha se Abdixhiku “në metodë është krejt Vetëvendosje”.

“Dhe kjo është një kartë që është djegë”, ka shtuar Hoxha.

Nga sondazhi, në kuadër të OMNIBUS-it për matjen e opinionit publik, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të printe e para në listë, duke kryesuar me 48.5 për qind.

Ndërsa, partia tjetër që kryeson në vend të dytë është Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me 18.2 për qind, duke lënë pas Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), me 17.9 për qind.

Pas këtyre partive pason AAK-ja, e cila rezulton të ketë 6.8 për qind.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit