Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me rastin e Ditës së Kushtetutës vlerëson se pesë ministra të Qeverisë Kurti kanë shkelur Kushtetutën e vendit.
Sipas Abdixhjikut, ministrat që kanë shkelur Kushtetutën janë: ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrja e Tregtisë Rozeta Hajdari dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.
Abdixhiku thotë se ministrja Haxhiu e shkeli Kushtetutën me Ligjin për KPK-në, ministrja Ngagavci me udhëzim administrativ, ministri Sveçla me Ligjin për Zyrtarët Publik, ministrja Hajdari me Ligjin për çmimet tavan dhe ministri Murati me të hyrat e komunave.
Postimi i Abdixhiku:
Në Ditën e Kushtetutës, le t’i kujtojmë shkelësit e saj. Ata të konfirmuar tashmë, e të tjerët në pritje.
Do të thonë se janë shkelje të lehta këto; se Kushtetuta është shkelë dhe nga të tjerët më parë. Por a është ky ndryshimi për të cilin Kosova kishte e ka aq shumë nevojë? Që pushtetarët e paprekshëm, të qëndrojnë mbi ligj e mbi Kushtetutë?
Urime Dita e Kushtetutës qytetarë. Kosovën do ta bëjmë vërtetë më të mirë një ditë. Sepse vendi ynë meriton më shumë; meriton më mirë!