-1.4 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Lumir Abdixhiku: Minatorët i përdorën si pamflet elektoral njëpërdorimësh

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se neglizhenca institucionale, e shtetit, e qeverisë populliste, e vargut të gjatë të atyre përfituesve që Trepçën e minatorët i përdorin si pamflet elektoral njëpërdorimësh, ka bërë observimin tonë të duket i pakuptimtë.

Gjatë vizitës së tij te minatorët në Trepçë, Abdixhiku tha se ata po përballën me popullistë, nga të cilët rrezikohen të quhen edhe tradhtarë.

“Kam hezituar t’i takojë me shpresën se çështja do të zgjidhej pa komplikim. Çdo involvim i yni partiak, barte rrezikun e politizimit të kauzës së tyre. Por neglizhenca institucionale, e shtetit, e qeverisë populliste, e vargut të gjatë të atyre përfituesve që Trepçën e Minatorët i përdorin si pamflet elektoral njëpërdorimësh, ka bërë observimin tonë të duket të pakuptimtë”, ka shkruar Abdixhiku.

Sipas tij terri i përfundimit popullist do të jetë i padenjë, sepse Kosova është më e fortë se kaq.

“Fati i popullistëve është i shkurtër megjithatë. Dhe për dallim nga terri i ndershëm i minatorëve, aty ku këta burra plakin një të tretën e jetës, terri i përfundimit popullist do të jetë i padenjë. Sepse Kosova është më e fortë se kaq. Populli i Kosovës është më i mençur se çfarë popullistët ndarës e përçarës kanë në mend”, ka shkruar ai.

Minatorët thotë Abidxhiku se meritojnë zgjidhje pa hezitim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit