-2.6 C
New York
Tuesday, December 16, 2025

Buy now

Lumir Abdixhiku kopjon Bedri Hazmën, i shkruan BE-së për heqjen e masave

- Advertisement -

 

Pas iniciativës së kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, edhe kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku, i është drejtuar Bashkimit Evropian me një letër zyrtare ku kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Abdixhiku thekson se masat po e dëmtojnë vendin në aspektin ekonomik dhe politik. 

 

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dërguar letër zyrtare presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, duke i kërkuar heqjen e menjëhershme të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Republikës së Kosovës.

Përmes një komunikate për media, LDK thotë se sanksionet e Bashkimit Evropian po prodhojnë pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët e Kosovës dhe po dëmtojnë institucionet e shtetit.

LDK pos tjerash thotë se Republika e Kosovës meriton trajtim të drejtë dhe mbështetje konkrete në rrugëtimin e saj evropian.

“LDK vlerëson se vazhdimi i këtyre masave është i pajustifikuar dhe nuk pasqyron zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në vend.  Pushteti lokal në Republikën e Kosovës në komunat veriore tashmë është transferuar dhe është plotësuar kriteri i vendosur nga BE-ja. Këto masa kanë dëmtuar drejtpërdrejt Kosovën dhe qytetarët e saj, e jo politikanët. Si pasojë, një numër i konsiderueshëm projektesh zhvillimore dhe investimesh të rëndësishme kanë mbetur të bllokuara dhe të parealizuara, duke penguar zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e shërbimeve publike”.

Bedri Hamza i shkruan letër BE-së, i kërkon largimin e masave ndaj Kosovës- e përmend edhe Gjykatën Speciale

“Lidhja Demokratike e Kosovës i bën thirrje Bashkimit Evropian që të marrë vendim për heqjen e plotë të masave ndëshkuese ndaj Republikës së Kosovës, në përputhje me parimet e drejtësisë, proporcionalitetit dhe partneritetit.  Republika e Kosovës meriton trajtim të drejtë dhe mbështetje konkrete në rrugëtimin e saj evropian! Në vijim letra e kryetarit dhe kandidatit për kryeministër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Lumir Abdixhiku drejtuar Presidentes së Komisionit Evropian znj. Ursula von der Leyen”, thuhet në njoftim.

Mund të jetë një imazh i teksti

Mund të jetë një ilustrim i teksti

Të ngjashme

Të fundit