22.1 C
New York
Friday, June 20, 2025

Buy now

Lumir Abdixhiku ia kthen Memli Krasniqit: Ai të flasë për 24 deputetët e PDK-së

- Advertisement -

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas deklaratave të kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pasi ky i fundit kishte thënë se qeveria e opozitës mund të bëhet.

Abdixhiku në “Debat Plus”, ka thënë se Krasniqi “mund të flasë për 24 deputetët e PDK-së”.

“Memli Krasniqi duhet të flas për 24 deputetët e PDK-së, jo të partive të tjera“Jemi në krizë sepse po mblidhemi me vetëdije të plot që s’ka ndryshim dhe në prapaskenën politike me qëllim të mirë nuk ka as edhe një lëvizje të vetme për të bërë një shumicë. E dyta kemi urgjencë, dhe për këtë duhet të pajtohemi se kemi urgjencë. E para nuk parapëlqej logjiken mi sjellë 19 numra unë bëj çfarë dua e më pas e bëjmë qeverinë sepse kështu nuk funksionon politika, nuk është një vagon. E dyta le të themi kështu shumë qartë për Partinë e Re Demokratike flet Emilia Rexhepi jo Memli Krasniqi. LDK-ja e merr si deklaratë zyrtare deklaratën e kryetarës së Partisë së Re demokratike. Memli mundet me folë për 24 deputetët e PDK-së” – ka thënë ai.

Ndryshe, Krasniqi pas seancës të së premtes kishte deklaruar:

“Matematika është shumë e thjeshtë, vetëm 19 vota të LDK-së unë i bëj tjerat dhe bëhemi 61. Matematikën e dini edhe ju, edhe unë, edhe secili, këtu ka deputetë të Kosovës, pa Listën Serbe, që partitë e ish-opozitës e bëjnë 61-shin”.

“Jemi të gatshëm që me 19 votat e LDK-së të formojmë shumicën. Kosova ka nevojë për stabilitet, që institucionet të funksionojnë dhe vendimmarrja të kthehet në normalitet”.

Të ngjashme

Të fundit