16 C
New York
Wednesday, March 19, 2025

Buy now

“Lum ne për mendtë e kresë”, Kelmendi habitet me durimin e kosovarëve për të mos u revoltuar

- Advertisement -

Gazetari Adriatik Kelmendi ka numëruar krizat nëpër të cilat po kalojnë qytetarët e Kosovës.

Sipas Kelmendit, kosovarët janë më të fortë se guri përderisa po u bëjnë ballë varfërisë, izolimit, reduktimeve dhe pagave të ulët pa u revoltuar.

“Kosovarët e varfër dhe të izoluar po përjetojnë mosdhënie pagash për shkak të ngritjes së zërit.
Fëmijët e kosovarëve të varfër, të izoluar dhe në terr nuk do t’ia fillojnë mësimit me 1 shtator si fëmijët e shteteve të tjera të Evropës”, shkruan ai, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

Kosovarët janë qytetarët më të varfër të Evropës.
Kosovarët janë qytetarët më të izoluar të Evropës.
Kosovarët të varfër dhe të izoluar po i përjetojnë reduktimet më të mëdha të rrymës.
Kosovarët e varfër dhe të izoluar po përjetojnë mosdhënie pagash për shkak të ngritjes së zërit.
Fëmijët e kosovarëve të varfër, të izoluar dhe në terr nuk do t’ia fillojnë mësimit me 1 shtator si fëmijët e shteteve të tjera të Evropës.
Lum ne për vete!
Lum ne për mendtë e kresë!
Lum ne për durimin!
Më të fortë se guri!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit