Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi dhe drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka reaguar pas ngjarjes në Shtërpcë, ku mbetën të plagosur dy qytetarë nga një pjesëtar i FSK’së.
Peci tha se plagosja e qytetarëve nga një pjesëtar i FSK’së është krim dhe baltosje e uniformës.
“Detyre e pjestarit te FSK-se eshte mbrojtja e qytetareve te Kosoves pa mare parasysh perkatesine etnike, gjinore apo religjioze, dhe jo ushtrimi i dhunes, e aq me pak perdorja e armeve ndaj tyre! Plagosja i nje femije dhe nje te riu te komunitetit serb nga nje pjestar i FSK-se, perpos qe eshte krim i ndyre, eshte edhe baltosje e uniformes se FSK-se”, tha ai.
Tutje, ai ka kërkuar dënim meritor për të dyshuarin.
“Sherim te shpejte te plagosurve dhe denim meritor i kriminelit qe ka bartur uniformen e pamerituar te FSK-se”, ka shkruar Peci.