6.3 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Lulzim Nika: Respekt dhe mirënjohje për familjet e dëshmorëve në Drenicë

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga PDK, Lulzim Nika, ka shprehur nderimin e tij për familjet e dëshmorëve të Drenicës, duke vizituar familjen e dëshmorit Bejtë Rexhepi dhe familjarët e dëshmorëve Rexhep Rexhepi dhe Hajzer Rexhepi.

“Këto familje të nderuara kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke sakrifikuar më të dashurit e tyre në rrugën e çlirimit”, ka shkruar Nika.

Postimi i plotë:

Sot pata nderin të takoj nënën dhe vëllezërit e dëshmorit Bejtë Rexhepi, si dhe familjarët e dëshmorëve Rexhep Rexhepi dhe Hajzer Rexhepi.

Këto familje të nderuara kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke sakrifikuar më të dashurit e tyre në rrugën e çlirimit. Respekti dhe mirënjohja për ta do të jenë gjithmonë të pashlyera në historinë dhe kujtesën tonë kombëtare.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit