Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 96, Lulzim Nika, ka marrë mbështetje nga qytetarët e Obiliqit për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Nika në Obiliq, ka treguar se ka shpalosur programin e PDK-së për ta qeverisur Kosovën.
“Sot, në Obiliq, pata kënaqësinë të jem mes miqve dhe përkrahësve të Partisë Demokratike të Kosovës. Së bashku me kryetarin e degës së PDK-së në Obiliq, z. Lulzim Sadiku, zhvilluam një diskutim të frytshëm rreth programit të fitores së kryeministrit të ardhshëm, z. Bedri Hamza.
Ju falënderoj përzemërsisht për mbështetjen e dhënë për kandidaturën time për deputete. Së bashku, për një të ardhme më të mirë!
Faleminderit për përkrahjen e pakursyer!
#PDK #MaMirë #BedriHamza1 #LulzimNika96”, ka shkruar Nika në Facebook.