Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 96, Prof. Dr. Lulzim Nika, së bashku me bashkëshorten, Vjollcën, kanë takua gra profesioniste nga Drenasi, me ç’rast kanë diskutuar për çështje të ndryshme.
Ai ka thënë se në takim ka theksuar se PDK, synim parësor ka pasur dhe ka avancimin e pozitës dhe të drejtave të grave në shoqërinë tonë, duke qenë se gruaja shqiptare sot, por edhe gjatë gjithë historisë, ka dhënë kontribut të madh në zhvillimin e gjithëmbarshëm shoqëror.
“Faleminderit për mbështetjen #PDK #MaMirë
#BedriHamza1 #LulzimNika96”, ka shkruar Nika në Facebook.