Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin 96, Lulzim Nika, është takuar me menaxherët e shitjes me pakicë në Prishtinë.
Ai ka thënë se do t’i trajtoj me seriozitet kërkesat e tyre në Kuvendin e Kosovës.
“Sot, në Prishtinë, takova menaxherët e shitjes me pakicë, një shtyllë e rëndësishme e ekonomisë sonë. Dëgjova nga afër sfidat dhe kërkesat e tyre, të cilat do t’i trajtoj me seriozitet në Kuvendin e Kosovës. Faleminderit Flamur Muja dhe Arbnor Shala për organizimin. Ishte kënaqësi t’ju takoja!”, ka shkruar Nika na Facebook.