Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi pas shumë muajsh ka filluar që të dalë jashtë objektit të komunës ku punon.
Ndërkohë, natën e Vitit të Ri, ai u vizitua në shtëpinë e tijnga kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Ai ka thënë se me ta kanë diskutuar për punën e bërë dhe ato që pritet të realizohen gjatë vitit 2024.
“Po, ke kryeministri, kryeparlamentari edhe Xhelali, ministri i Punëve të Brendshme. Kena diskutu për punën që kemi bërë në veri, në komunën e Leposaviqit, dhe punën që do ta bëjmë gjatë këtij viti në 2024.” – ka thënë ai për Mitropol.
Hetemi tutje shtoi se ka kërkuar nga Kurti bashkëpunim dhe ndihmë në investime.
“Pati kërkesë, bashkëpunimin e kam kërkuar kryeministrin, e kërkova të na ndihmojë me disa investime, në bujqësi, Ministria e Bujqësisë, e z.Peci, e Infrastrukturës, ajo e z.Elbert Krasniqi.” – tha ai.