-5.4 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Lulzim Basha dorëzon kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike

- Advertisement -

Lulzim Basha do të jetë kandidati i dytë përballë Gjergj Hanit për kreun e ri të Partisë Demokratike.

Ish kryedemokrati, ka dorëzuar kandidaturën e tij nëpërmjet një emaili vetëm pak orë para mbylljes së afatit të përcaktuar.

Gjergj Hani ish i përndjekur politik dhe mik me ish kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeajn, ka qenë i pari që ka dorëzuar kandidaturën e tij për kryetar të partisë Demokratike një javë më parë.

Depozitimi i kërkesës nga Basha erdhi pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD që u mbajt gjatë ditës së sotme.

Më herët kandidaturën për kreun e ri të PD-së e ka shpallur publikisht edhe Gjergji Hani. Në këtë mënyrë, Lulzim Basha, bëhet kandidati i dytë përballë Gjergj Hanit për kreun e ri të Partisë Demokratike.

Gjergj Hani,ka qenë i pari që ka dorëzuar kandidaturën e tij për kryetar të partisë Demokratike një javë më parë.
Zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike do të mbahen më 29 korrik.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit