7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Luljeta Aliu gati për t’u emëruar anëtare e KPM-së, fillojnë reagimet e ndërkombëtarëve

- Advertisement -
Luljeta Aliu pritet të emërohet anëtare e Këshillit të Pavarur të Mediave.

Emrat janë dorëzuar në Kuvend, teksa opinionistja e cila vazhdimisht është parë e afërt me partinë në pushtet, është favorite.

Lidhur me këtë është deklaruar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez.

“Kuvendi i Kosovës pritet që të zgjedhë sot tre anëtarë të rinj të Komisionit të Pavarur të Mediave. Jam thellësisht i shqetësuar të dëgjojë që partia në pushtet, Lëvizja Vetëvvendosje, është përgatitur të zgjedhë persona që janë mbështetës publikë të kësaj partie. I bëj thirrje Albin Kurtit të mos lejojë politizimin e mëtutjeshëm të KPM-së”, ka shkruar ndër tjerash Gutierrez.

Aliu prej kohësh ka synuar të bëhet pjesë e KPM-së dhe tani ka dalë para deputetëve, për partitë e të cilëve është deklaruar në rrjetet sociale dhe në studio televizive.

Luljeta Aliu është kandidatja që në nëntor është vlerësuar më së larti për anëtare të KPM-së, nga Komisioni Parlamentar i përbërë në shumicë nga deputetë të LVV-së. Komisioni përbëhej saktësisht nga Komisioni është përbërë nga Njazi Isaku, kryesues (LVV), Valon Ramadani (LVV), Arbëresha Kryeziu – Hyseni (LVV), Fitim Haziri (LVV), Besim Muzaqi (LVV), Fidan Jilta (nga 6+), Valentina Bunjaku (LDK), Albana Bytyqi (AAK), Mërgim Lushtaku (PDK), Isak Shabani (PDK)

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit