11.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Lulet dhe porositë e tyre sekrete

- Advertisement -

Edhe pse tani është e mundshme që në mënyra të ndryshme të transmetohen porositë apo ndjenjat e fshehta, megjithatë këtë ndonjëherë më mirë e bëjnë lulet

Kultivueset e luleve kryesisht e dinë simbolikën dhe këshillojnë damat apo zotërinjtë kur dikujt ua dedikojnë si dhuratë.

Si të jeni sa më mirë të informuar, mësoni në vazhdim të këtij teksti se çfarë domethënie ka secila lule dhe çfarë porosie dërgon.

Udhërrëfyes i vogël për trëndafilat

Trëndafilat, mbi të gjitha ata me ngjyrë të kuqe, janë lulet që dhurohen më së shumti në botë. Aroma dhe ngjyra e kuqe në shekuj kanë përçuar pasionin e dashurisë në të gjitha kulturat botërore.

Trëndafilat e kuq përfaqësojnë në fakt një dashuri më pak mbytëse, që i afrohet ndjenjës, ose asaj të një miqësie të vërtetë.

Trëndafili i bardhë shpreh pastërtinë dhe dëlirësinë, virtyt i përbashkët i të paktën dymijë viteve të fundit.

Varieteti i ngjyrave është simbol i mirësjelljes. Ndërsa ngjyra portokall dhe ajo korale nënkupton shprehjen e dëshirës. Por edhe format e lules shprehin një kuptim të veçantë. Për shembull kur ajo është gonxhe do të thotë se rezervon një virtyt femëror, ndërsa e hapur do të thotë që shpirti ka në thelb rininë dhe lumturinë.

o-SMILING-AND-SMELLING-FLOWERS-facebook-1024x512

Aromat dhe kuptimi i luleve

Në shekuj kuptimi i luleve ka mbetur i ndryshëm, mjaftojnë vetëm disa këshilla apo sugjerime për të mos gabuar në zgjedhjen e rastit.

Manushaqja simboli i kujtimit të një dashurie, dhurohet vetëm në rrethana të duhura.

Aguliçja është lulja e parë që njofton ardhjen e pranverës dhe simbolizon në vazhdimësi një dashuri të re, të pamenduar.

Livanda simbolizon mungesën e besimit në të ardhmen.

Luledielli nënkupton lajkataren dhe mirënjohjen.

Manjola (Magnolia) gjithnjë ka simbolizuar ogurin e dinjitetit, elementë të shumëtrajtuar në art, pikturë, por edhe në dashuri me të gjitha nënkuptimet.

Vishnja, një nga lulet e bukura e të famshme në Japoni, përfaqëson mbi të gjitha në këtë vend, lidhjen me traditën dhe tensionin drejt së ardhmes dhe zhvillimit. Në përgjithësi janë simbol i edukimit, dashurisë dhe pasionit.

Mimoza nënkupton modestinë dhe maturinë.

Dafina e përdorur në antikitet për të zbukuruar kokat e luftëtarëve fitues në luftërat e zhvilluara, pra simbolizon lavdinë dhe kurajën.

Orkidea ka një ndjesi me sensualitetin dhe tërheqjen. Ajo është konsideruar si një lule afrozodiziake dhe është përdorur shekuj më parë për përgatitjen e një lidhje dashurie.

Zambaku, lule perëndimore, e pafajësisë, pastërtisë dhe virtytit femëror të mbrojtjes, kur i dhurohet një gruaje nënkupton mirënjohjen.

Krizantema e njohur nga të gjithë si lule kompozuese e tufave, në Japoni përdoret gjerësisht në ceremonitë martesore, në Angli është lulja që dhurohet në raste lindjesh. Për çdo rast krizantema përfaqëson paqen.

Karafili i kuq është simbol i admirimit dhe lavdisë, ai i bardhi dashurinë dhe pastërtinë.

Shpatorja në të kundërt është lulja që nënkupton antikitetin e mitologjisë greke. Përfaqësonte figurën e iridit, lajmëtaren e perëndive në shekuj.

Jasemini ëmbëlson çdo ambient e përfaqëson kënaqësinë dhe dëshirën për dashuri.

Lule kamomili e ngjashme me margaritën përfaqëson aftësinë për t’ia dalë mbanë në situata të ndryshme me një sjellje prej të duruari dhe ruajtje të qetësisë.

Gruri nga forma e veçantë është simbol i shpirtit të gjerë. Kur dhurohet luhja e grurit merr kuptimin e vlerësimit të bukurisë së personit që ke përpara dhe një respekti të madh për të.

Tulipani për persët konsiderohej simboli i dashurisë së përjetshme dhe dhurohej në tufë të madhe sipas ngjyrave, kjo për t’u dëshmuar femrave se ishin të çmendura pas tyre.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit