![Lukashenko thotë se Prigozhini tashmë gjendet në Bjellorusi Lukashenko thotë se Prigozhini tashmë gjendet në Bjellorusi](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/06/230611110447-yevgeny-prigozhin-0408-file-1024x683-1.jpg)
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka thënë se lideri i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, tashmë gjendet në shtetit bjellorus.
Ai nuk tregoi vendndodhjen e saktë të Prigozhinit, i cili të shtunën u largua nga selia ushtarake ruse në Rostov pas kryengritjes ushtarake 36-orëshe të mercenarëve të Wagnerit.
Megjithatë, imazhet satelitore nga kompania globale e monitorimit BlackSky tregojnë se dy avionë të lidhur me Prigozhin u ulën në një bazë ajrore bjelloruse jashtë kryeqytetit të vendit të martën në mëngjes, shkruan CNN.
Të dhënat e gjurmimit të fluturimeve nga aplikacioni FlightRadar24 treguan se aeroplanët u ulën pranë Minskut rreth orës 8 të mëngjesit.