Romelu Lukaku ka shënuar gol vendimtar për Romën. Të enjten mbrëma, Roma fitoi 2:1 në udhëtim ndaj Sheriff Tiraspolit të Moldavisë. Ndeshja i takoi Grupit G të Ligës së Evropës.
Golin e fitores Lukaku e shënoi në minutën e 65-të.
Roma kaloi në avantazh 1:0 me golin e Leandro Paredes në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë.
Sheriffi barazoi në minutën e 57-të. Realizator për 1:1 ishte Cristian Tovar.
Në ndeshjen tjetër të Grupit G, Slavia e Pragës fitoi 2:0 ndaj Servettes.