Lojtari i Chelseas, Romelu Lukaku, ka thënë që ka duruar pa shpërthyer pas sagës së transferimit të tij potencial te Juventusi.
“Cilat janë dokrrat më të mëdha që i kam dëgjuar? Që gjoja po shkoja te filan klubi, mirëpo kjo nuk kishte kuptim”, u ka thënë Lukakuja reporterëve.
“Kishte shumë autsajderë që u pëlqente të flisnin në emrin tim. Shumë dokrra janë publikuar”.