Romelu Lukaku ka shprehur falënderimin e tij për Romën pas një periudhe të vështirë në karrierën e tij te Inter.
“Gjithmonë përpiqem të jap maksimumin për Romën sepse isha në një situatë të vështirë, shumë njerëz nuk e dinë se si ishte situata ime, por falënderoj shumë Romën që më ndihmoi”, ka thënë ai.
Sulmuesi belg gjithashtu u shpreh për ndihmën që ka marrë nga bashkëkombasi i tij, Radja Nainggolan, për t’i integruar te ekipi.
“Kur mbërrita, pashë menjëherë dashurinë e tifozëve për këtë ekip madhështor. Nainggolan më kishte përgatitur shumë në ditët e fundit se si duhet të sillem në Romë. Shokët e skuadrës ishin shumë të mirë me mua, Mourinho më ndihmoi dhe tani De Rossi po e bën këtë”, ka shtuar Lukaku.