2.4 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Lukaku dëshiron të kthehet tek Interi

- Advertisement -

Romelu Lukaku dëshiron të kthehet te skuadra e Interit.

Futbollisti nuk ka performuar ashtu siç pritej te Chelsea, skuadër në të cilën u transferua verën e vitit që lamë pas.

Gjatë këtij sezoni me “blutë”, belgu ka shënuar pesë gola në 25 ndeshjet e tij në Premier League, statistikë kjo dukshëm më e ulët sesa gjatë kohës kur 28-vjeçari vishte fanelën “zikaltër”, transmeton lajmi.net.

Raportimet nga mediet britanike thonë se lojtari dëshiron që të kthehet prapë te 19-herë kampionët e Italisë, por këta të fundit nuk kanë shprehur ndonjë interesim, të paktën tash për tash.

Sa i përket zërave për një interesim të Barcelonës për lojtarin, gazetari spanjoll i afërt me klubin katalan, Matteo Moretto, thotë se diçka e tillë është, tash për tash, e pavërtetë. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit