28.6 C
New York
Wednesday, June 25, 2025

Buy now

Luka Modriq i bashkohet Milanit pas Kupës së Botës për klube

- Advertisement -

Ylli kroat i futbollit, Luka Modriq, do të transferohet te klubi italian AC Milan pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube, që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmin e ka bërë të ditur eksperti i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, përmes rrjeteve sociale.

Sipas Romanos, vendimi për transferim tashmë është marrë dhe marrëveshja do të finalizohet menjëherë pas përfundimit të turneut. Modriq pritet të kryejë testet mjekësore dhe të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me opsion vazhdimi edhe për një sezon tjetër.

Ky transferim shënon fundin e një epoke të artë te klubi madrilen për mesfushorin 39-vjeçar, i cili iu bashkua Real Madridit në vitin 2012 nga Tottenham Hotspur. Në 13 vite të plota me “Los Blancos”, Modriq është shndërruar në një ndër figurat më ikonike të klubit, duke fituar: 6 Liga të Kampionëve, 6 Kupa të Botës për Klube, 5 Superkupa të Evropës, 4 tituj kampioni në La Liga, 2 Kupa të Mbretit, 5 Superkupa të Spanjës.

Në vitin 2018, Modriq u kurorëzua me çmimin më të madh individual në futboll, Topin e Artë, duke ndërprerë dominimin e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. Po atë vit, ai u shpall edhe lojtari më i mirë në botë nga FIFA dhe UEFA.

AC Milan, i cili është në fazë rikonstruktimi pas një sezoni pa pjesëmarrje në garat evropiane, sheh te Luka Modriq një element kyç për të sjellë përvojë dhe stabilitet në mesfushë. Me mbi 800 ndeshje në karrierë dhe qindra ndeshje të nivelit më të lartë, kroati pritet të ketë rol të rëndësishëm në dhomat e zhveshjes dhe në fushë.

Modriq do të vijë në Milano si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Real Madridin përfundon pas turneut të FIFA-s në SHBA.

Të ngjashme

Të fundit