Milaim Zeka ka kritikuar në Politiko vendimin e Dhomave të Specializuara me dënimin prej 26 vjetëve burgim për ish-kreun e UÇK-së,Salih Mustafën i njohur si “Cali”.
Zeka madje, ka hedhur dyshime edhe për dorëheqjen e Prokurorit të Zyrës së Specilizuar, Jack Smith, që siç tha ai për të do të zbulohen së shpejti edhe skandale tjera.
“Rasti Kiqina, zhdukja e të gjitha provave. Rasti i Sami Lushtakut, del vetëm një deshmitarë që Lushtaku e largon nga puna edhe delë e thotë se e ka vra një njeri duke dalë prej xhipit. Kemi ardh në një situatë ‘luje macë krytë e bullit’. Ku është vlera? Dhomat e Specializuara s’kanë kurgja të bëjnë me amerikanët. Jack Smithit do t’i dalin 100 skandale. S’ka qenë burrë i mirë. Nuk ka Gjykatë në botë që e kish dënuar Calin me 26 vjet burgim”, tha tutje Zeka në Politiko.