13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Luizi tregon për herë të parë përse mamaja dhe motra e tij munguan në dasmën me Kiarën

- Advertisement -

Në intervistën e parë pas fitores së “BBVIP”, Luiz Ejlli ka rrëfyer mbrëmjen e djeshme në “Më Lër të Flas” mjaft detaje nga jeta e tij, si para nisjes së reality show-t dhe pas, duke edhe u emocionuar gjatë bisedës.

Ndër të tjera këngëtari është pyetur edhe për faktin përse nëna e tij (e cila e surprizoi në program para finales) dhe motra munguan në dasmëm tashmë të famshme me Kiara Tition, gjë e cila është komentuar masivisht në rrjetet sociale.

Luizi tha se arsyeja përse mamaja e tij nuk mund të ishte në ceremoninë e drejtuar nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ishte sëmundja e saj. Artisti tha se zonja Angjelina ishte shumë sëmura dhe e kishte të pamundur të vinte, ndërkohë që e motra, Ina, ishte rikthyer në SHBA, aty edhe ku jeton, pasi nuk ishte në gjendje të mirë emocionale, për shkak të komenteve të njerëzve.

“Motra ime ka ikur [në SHBA] me lot në sy, sepse i vinte turp. Në vend që të isha i lumtur, jam me lot në sy,”- tha Luizi, i prekur nga e gjithë kjo situatë, duke dhënë edhe detaje për mënyrën si familja e tij është ndjerë për gjithë situatën e “GoFundMe”, Instagram-it të tij dhe komenteve të njerëzve.

Ndërkohë në vazhdim të intervistës, Luizi u shpreh se dëshiron dhe shpreson që nëpër portale të mos cenohet më familja e tij.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit