Nata e kaluar në prime-in e Big Brother Vip Albania nuk shkoi edhe aq mirë për ekipin më të komentuar :Luizi, Kiara dhe Efi.
Meqenëse Dea Mishel kishte mundësinë të dërgonte tre persona në nominim, ajo zgjodhi pikërisht ata.
Kësisoj, e nominuar nga gara mbeti Efi, diçka që i mërziti shumë publikun dhe banorët.
Në rrjete sociale janë publikuar pamje të Luizit dhe Valbonës teksa e komentojnë largimin e Efit.
“Unë nji t’keqe e kam që kjaj një ditë me vonesë”, i tha Luizi Valbonës teksa ishte përlotur për largimin e Efit.
Edhe Valbona nga ana tjetër tha se “Ishte bërë mbrëmë e bukura e dheut dhe ma largonte mallin për bijen time”.
https://www.tiktok.com/@visoovilla?pid=video_embed&referer_video_id=7196596384525503750&videoId=7196596384525503750&type=video&referer_url=insajderi.org/luizi-perlotet-per-efin-publikohen-pamjet/&refer=embed&embed_source=121331973,70972777,120811592,120810756;null;embed_name