11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Luizi për Efin: Ajo nuk mund të më shfrytëzojë mua, do ta nxjerrë nga shtëpia

- Advertisement -

Luiz Ejllit duket se akoma nuk i ka dalë inati me Efi Dhedhes, përkundër se në fillim në Big Brother VIP Albania kanë qenë miq të mirë.

Kjo nisi pasi një video që u transmetua gjatë një spektakli në BBVA, ku Efi kishte folur për Kiarën, meqenëse u shfaq vetëm një pjesë e shkurtër.

Në bisedën që bëri sot (e premte) me të dashurën e tij, artisti shkodran tha se ka një mënyrë për ta nxjerrë nga shtëpia.

“Ajo do famën më shumë se Bledi. E shfrytëzon në mënyra më të ulëta se Bledi. Nuk më interesojnë detajet e asaj që ka ndodhur jashtë fare, fare. Unë desha arsyen se përse dhe e mora vesh”, i tha ai prezantueses.

“Nuk është se je duke më dhënë informacion nga jashtë me këtë debat që ke bërë me Efin. Thjesht, unë kam zgjedhur të besoj njeriun që do kaloj jetën me të”, shtoi mes tjerash Ejlli.

Tutje gjatë bisedës, artisti nga Shkodra theksoi: “Për aq sa të njoh, nuk ke pikë leverdie interesi të më bësh keq mua, të më nxjerrësh keq mua. Kështu që asaj nuk i intereson, në darkë shkon në shpi të vet, ti në darkë vjen në shtëpi time, ky është ndryshimi. Ajo do të nxjerrë veten mirë duke shfrytëzuar gjithçka që mundet”.

Luizi thotë se ajo nuk mund ta shfrytëzojë atë dhe se për këtë do të dalë nga shtëpia. 

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit