Atletja shqiptare, Luiza Gega është zgjedhur e pesta në botërorin e atletikës.
Luiza Gega është një nga vajzat më të shpejta në botë në distancën 3000 metra me pagesa, duke u renditur e 5-ta në finalen e botërorit të atletikës në një garë ku shkëlqeu me performancën e saj.
Në pistë, Gega tregoi që është sportistja më e mirë shqiptare, duke dhënë kohë 9:10.04 dhe automatikisht shënoi një rekord të ri kombëtar në këtë disiplinë.
Madje Gega e ul rekordin me më shumë se 4 sekonda, çka do të thotë se koha e realizuar në botëror është e jashtëzakonshme.
Rekordi i mëparshëm në këtë disiplinë mbahej po nga Gega me kohën 9:14:29 dhe që u vendos në 1 korrik në Lojërat Mesdhetare, Oran 2022.