9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Luiz Ejlli tregon nëse u urua nga ish-partnerja, Megi Topalli për fitoren dhe martesën në BBVA

- Advertisement -

Këngëtari Luiz Ejlli ka qenë i ftuar mbrëmjen e së premtes në emisionin “Më lër të flas”.

Ai ka folur për herë të parë fitores në spektaklin Big Brother VIP Albania, ku njëherësh ka shpalosur edhe detajet nga e kaluara e tij e hidhur.

Mes të tjerash, Luizi është pyetur nga moderatorët e programit, Romeo dhe Donaldi, nëse i njëjti është uruar për fitoren e tij nga ish-partnerja e tij e famshme, vajza e Jozefina Topallit, Megi.

Këngëtari shkodran deklaroi se nuk ka pranuar mesa urimi as për fitoren e as për martesën e tij me Kiarën nga ish-partnerja, pasi nuk kanë ndonjë kontakt pas ndarjes – ani pse ndarjes mes tyre ka qenë miqësore.

Luiz Ejlli (Foto: Luiz Ejlli/Instagram)

“Me gjithë respektin që kam për atë vajzë, e cila ka familjen e saj, i uroj gjithë të mirat se nuk kam asgjë të keqe me të. Nuk më ka uruar për fitoren. Nuk ka lidhje, ne jemi ndarë në mënyrë paqësore. Nuk më ka ngelur qejfi, nuk e paragjykoj. Me aq sa e njoh jam e bindur që i është bërë qejfi”, deklaroi Luizi.

Këngëtari Ejlli u martua përndryshe në mbrëmjen finale të Big Brother VIP Albania 2 me moderatoren Kiara Tito, të cilën e njohur gjatë kësaj aventure të famshme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit