25.1 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

Luis Enrique me gjest skandaloz pasi e humbi finalen ndaj Chelseat, e godet Joao Pedron

- Advertisement -

Kupa e Botës për Klube FIFA 2025 përfundimisht shkoi në duart e Chelseat, pas një paraqitjeje të shkëlqyer të skuadrës angleze, e cila mposhti bindshëm PSG-në e Luis Enriques me rezultatin 3–0.

Por pas fishkëllimës përfundimtare, finalja u shoqërua me një episod të turpshëm që përfshiu trajnerin spanjoll dhe sulmuesin e Chelseat, Joao Pedro.

Në një akt të papranueshëm dhe rrallë të parë në këtë nivel, Luis Enrique tentoi ta kapte Joao Pedron për fyti, duke e rrëzuar në tokë lojtarin, i cili u pa i dëmtuar dhe në dhimbje nga përplasja.

Edhe pse goditja nuk u realizua plotësisht, ajo mjaftoi për të prekur pjesërisht fytyrën e sulmuesit të Chelseat, i cili ra menjëherë në tokë.

Situata u përshkallëzua për një moment, por reagimi i menjëhershëm i lojtarëve dhe stafit të të dyja skuadrave ndihmoi në qetësimin e tensioneve. Luis Enrique u largua nga skena e incidentit, ndërsa Joao Pedro mori ndihmën e parë në fushë.

Sa i përket anës sportive, Chelsea u shpall kampion i këtij edicioni historik të Kupës së Botës për Klube. Skuadra londineze e mbylli ndeshjen që në pjesën e parë, me dy gola të shkëlqyer nga Cole Palmer, i cili u shpall “Lojtari Superior i Ndeshjes”, dhe një tjetër nga Joao Pedro.

PSG, ndonëse u mund në finale, tregoi cilësi dhe nivel të lartë gjatë gjithë turneut, duke qenë një nga pretendentët kryesorë deri në fund. Megjithatë, trofeu këtë herë i takoi Anglisë.

Të ngjashme

Të fundit