27.3 C
New York
Wednesday, July 9, 2025

Buy now

Luis Diaz thyen heshtjen dhe flet publikisht për të ardhmen e tij tek Liverpooli

- Advertisement -

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Diaz, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në Barcelonë, ndërsa kolumbiani mbetet i rezervuar sa i përket të ardhmes së tij.

Edhe Bayern Munich ka shfaqur interes për 28-vjeçarin, por ashtu si Barcelona, është informuar se lojtari nuk është në shitje. 

Më herët gjatë verës, Diaz kishte deklaruar për mediat se ishte në bisedime me Liverpoolin për të ardhmen e tij, por gjithashtu kishte zhvilluar kontakte me klube të tjera për një transferim të mundshëm. 

Sërish, ai ka lënë të hapur mundësitë për të ardhmen. Gjatë një eventi në Kolumbi me disa influencerë, pak para rikthimit në stërvitje me Liverpoolin këtë javë, ai konfirmoi se është në negociata me të tre klubet. 

“Jemi në mes të negociatave, po flasim me Liverpoolin dhe të gjithë ata që kanë shprehur interes”. 

“Ndihem shumë rehat aty ku jam dhe shumë i lumtur. Do ta marr vendimin më të mirë për mua”, ka thënë Diaz. 

Barcelona është përfolur prej muajsh si e interesuar për Diaz, dhe pasi Nico Williams refuzoi transferimin në ‘Camp Nou’, katalanasit kanë rikthyer vëmendjen te kolumbiani. 

Javën e kaluar, përfaqësuesit e Diaz kanë kontaktuar sërish Barcelonën për t’ua kujtuar se janë të hapur për një transferim te blaugranasit.. 

Ndërkohë, edhe Bayern Munich ka shprehur interesim konkret për lojtarin, dhe Diaz ka bërë të ditur se është i hapur për një kalim në Gjermani. 

Arabia Saudite po ashtu ka interes për të, por një transferim në Lindjen e Mesme duket më pak i mundshëm në këtë fazë.

Të ngjashme

Të fundit