21.1 C
New York
Tuesday, September 16, 2025

Buy now

Luis Campos: Luis Enrique i kërkoi Neymarit të largohej nga PSG

- Advertisement -

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Luis Campos, ka folur për largimin e Neymar Junior, duke deklaruar se ishte vendim i trajnerit Luis Enrique që të ndahej nga braziliani në vitin 2023, pasi trajneri spanjoll preferonte lojën kolektive mbi aftësitë individuale.

Neymar u largua në vitin 2023 drejt Al Hilal për një transferim rreth 100 milionë eurosh dhe tashmë është zbuluar se ishte trajneri Enrique, i cili kërkoi largimin e tij për një arsye të vetme.

“Luis Enrique i kërkoi Neymarit të largohej nga klubi, filozofia e tij është të luash futboll në një mënyrë tjetër, të luash kolektivisht, të shpërblesh lojtarët që japin më të mirën në stërvitje gjatë javës”, ka thënë Campos.

Sado i mirë që ishte Neymar gjatë sezoneve të tij të para te PSG, periudha e tij në kryeqytetin francez u shkatërrua po aq shumë nga problemet e vazhdueshme me lëndimet.

Largimet e yjeve të profilit të lartë si Neymar dhe Lionel Messi në vitin 2023 përkuan me agimin e një epoke të re për PSG-në, me Les Parisiens që ngritën titullin e tyre të Ligës së Kampionëve nën drejtimin e Enriques në sezonin 2024/25.

Ndryshe, Enrique dhe Neymar kanë punuar së bashku edhe te Barcelona, ku fituan edhe trofeun e Ligës së Kampionëve.

Të ngjashme

Të fundit