Një gjykatës federal një Nju-Jork të premten i hodhi poshtë pikat e akuzës që do të mund t’ia sillnin dënimin me vdekje Luigi Mangiones, duke e hapur rrugën që gjykimi i tij të fillojë në tetor.
“Askush nuk mund të pyesë seriozisht nëse kjo ishte sjellje e dhunshme kriminale” – shkroi gjykatësja. Megjithatë, në opinionin e saj thuhet se Gjykata Supreme e ShBA-së kërkon nga ajo që t’i analizojë akuzat në një mënyrë që është “tërësisht e ndarë nga sjellja në fjalë”, raporton “ABC News”.
Mbështetësit e Mangiones brohoritën nga gëzimi, kur opinioni i gjykatëses filloi të qarkullonte nëpër korridoret e Gjykatës Federalae në Manhattan.
“Jam shumë e gëzuar që e dëgjova” – tha Ashley Rojas, mbështetëse e Mangiones nga Nju-Jorku, e cila kishte marrë pjesë në secilën seancë dëgjimore.
“Më duket sikur ky do të jetë motiv shtesë për të vazhduar përpara” – shtoi ajo.
Avokatja Karen Agnifilo tha para gazetarëve të premten se ajo “dëshiron që ta falënderojë gjykatën për këtë vendim të pabesueshëm”. “Ne të gjithë jemi shumë të lehtësuar” – deklaroi ajo.






