-8.3 C
New York
Saturday, January 31, 2026

Buy now

Luigi Mangione nuk do të dënohet me vdekje, vendos gjykatësja

- Advertisement -

Një gjykatës federal një Nju-Jork të premten i hodhi poshtë pikat e akuzës që do të mund t’ia sillnin dënimin me vdekje Luigi Mangiones, duke e hapur rrugën që gjykimi i tij të fillojë në tetor.

“Askush nuk mund të pyesë seriozisht nëse kjo ishte sjellje e dhunshme kriminale” – shkroi gjykatësja. Megjithatë, në opinionin e saj thuhet se Gjykata Supreme e ShBA-së kërkon nga ajo që t’i analizojë akuzat në një mënyrë që është “tërësisht e ndarë nga sjellja në fjalë”, raporton “ABC News”.

Mbështetësit e Mangiones brohoritën nga gëzimi, kur opinioni i gjykatëses filloi të qarkullonte nëpër korridoret e Gjykatës Federalae në Manhattan.

“Jam shumë e gëzuar që e dëgjova” – tha Ashley Rojas, mbështetëse e Mangiones nga Nju-Jorku, e cila kishte marrë pjesë në secilën seancë dëgjimore.

“Më duket sikur ky do të jetë motiv shtesë për të vazhduar përpara” – shtoi ajo.

Avokatja Karen Agnifilo tha para gazetarëve të premten se ajo “dëshiron që ta falënderojë gjykatën për këtë vendim të pabesueshëm”. “Ne të gjithë jemi shumë të lehtësuar” – deklaroi ajo.

Të ngjashme

Të fundit