Sami Begolli ishte pjesëtar i UÇK-së. Ai vlerëson lartë luftën për çlirimin e vendit dhe kujton vëllain 21 vjeç që u vra në front të luftës.
U kthye nga perëndimi për t’i dal zot atdheut. Mjaftoi thirrja për mobilizim, që Sami Begolli nga Lluzhani i Podujevës t’i bashkohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ka kaluar shumë momente në luftë, por dita kur veshi veshi uniformën e UÇK-së, mbetet e paharruar.
Në tentim për mbrojtje të atdheut nga okupatori serb, Begolli mori një plagë në krah.
Mirëpo plaga më e madhe për të ishte humbja e vëllait 21 vjeç, Beharit, i cili ishte luftëtarë që nga dita e parë e deri me 21 maj kur u qëllua për vdekje ngaforcat serbe.
E gjatë rrëfimit, emocionet e tradhtojnë çdo herë.
Në mesin e falënderimeve që një ditë me parë iu bënë ndërkombëtarëve për kontributin e dhënë në Çlirimin e vendit, krerët e institucioneve duket se i harruan pjesëtarët e UÇK-së.
Pa luftën e UÇK-së, sic tha Begolli, askush s’do ta ndihmonte Kosovën.
Ai që para 24 vitesh la Gjermaninë për të luftuar për lirinë e vendit të tij, sot jeton në këtë objekt me qira që dikur i takonte hekurudhës.