Tanimë kur gjakrat janë qetësuar në mes të rep artisteve Tayna e Melinda Ademi, një “betejë” e re mes vajzave të estradës duket të ketë nisur.
Gjithçka filloi nga fansat e dy prej këngëtareve më eminente, Dafina Zeqirit dhe Era Istrefit.
Por, dramën e filluar duket se po e vazhdojnë edhe vet artistet. Kësisoj, këngëtarja e hitit “BonBon”, kishte publikuar një storie në Instagram, karshi të cilës ka shkruar – “Jam e keqe, bëj ç’të dua”.
Nuk vonoi shumë dhe ylli i hitit “Amazing girl” ndau po ashtu një storie në llogarinë e saj të Instagramit, ku shkruhej – “Gjithçka është një kopje, një kopje”.
“Zënka” kishte nisur që kur Era pati publikuar një fotografi ku paralajmëronte projektin e saj me Mozzik që dyshja nuk e publikuan fare, e ku ajo shfaqej me një palë vathë me perla që ishin të njëjtë si të Dafinës me të cilët ajo ishte shfaqur para saj.
Kaq mjaftoi që Dafina të futej në llogarinë e saj në Twitter dhe të shkruante një cicërimë që u aludua se ishte bërë posaçërisht për Erën.
Dyshja nuk e ndjekin njëra-tjetrën as në mediat sociale./Klan Kosova/