Sipas raporteve të mediave spanjolle, Athletic Bilbao është i gatshëm të shesë gjatë verës sulmuesin, Nico Williams.
Forma jo shumë e mirë këtë sezon dhe problemet fizike kanë bërë që drejtuesit e klubit të jenë të hapur për oferta. Për 23-vjeçarin kanë shprehur interesim disa klube të mëdha të Premier League, si Manchester United, Chelsea dhe Arsenali.
Klubi nga “San Mames” pritet të shqyrtojë oferta deri në 80 milionë euro për yllin spanjoll.





