Një “luftë” e re duket se po shfaqet në familjen e famshme Kardashians dhe protagoniste për këtë janë dy motrat, Kim Kardashian dhe Kylie Jenner. Burimet thonë se frika nga rivaliteti po e bën situatën që të dalë jashtë kontrollit.
Burimet për “People” thonë se Kim është inatosur keq me të ëmën, pasi kjo e fundit po e lejon Kylie-n që ta mbajë romancën e saj me aktorin Timothée Chalamet të fshehtë dhe private nga sytë e gjithë botës. Për më tepër, Kim ka hatërmbetje për faktin se Kylie vazhdon që të jetojë nën hijen e së ëmës, pavarësisht se është nënë e dy fëmijëve dhe një biznesmene e suksesshme.
“Ato janë përpjekur të lënë mënjanë dallimet, por gjërat vazhdojnë njësoj. Për Kim, Kylie nuk bën mirë që e mban private romancën me aktorin dhe fajin e ka edhe e ëma Kris Jenner që po i jep shumë mbështetje në këtë vendim. Dhe kjo është e padrejtë për Kim!”.
Përtej të gjitha qejfmbetjeve tipike në familjet e milionerëve, duket se Kylie është ajo që po merr gjithë vëmendjen e mediave prej kohësh. Ajo u shfaq në kopertinën e “British Vogue” për këtë muaj, ndërsa Kim po bëhet xheloze thonë mediat.
“Kylie është e fiksuar pas moshës dhe të qenit më e vogla e familjes bën që të gjitha motrat e tjera të ndihen më të mëdha. Për të, Kim duhet të fillojë të aktrojë kur flet për vitet apo moshën e saj, edhe pse ky duket një veprim kaq i vrazhdë,” thotë i njëjti burim.
Vitin e kaluar, Kylie u bë virale me postimin për të motrën Kendall Jenner që mbushi 28 vjeçe, por Kylie tha se “në thelb ajo është 30”. Kaq mjaftoi që shakaja të bënte xhiron e rrjeteve sociale dhe të komentohej jo pak.