7.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

“Lufta” për karrigen e pushtetit në Preshevë

- Advertisement -

Seanca e 23 korrikut në Kuvendin Komunal në Preshevë, zgjati vetëm pesë minuta.

Kjo seancë ishte vazhdimësi e seancës së kaluar ku ky kuvend kishte humbur shumicën pas largimit të një këshilltari nga Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit dhe dalja nga koalicioni qeverisës i Unionit Demokratik Shqiptarë.

Pavarësisht mungesës së opozitës, APN-ja prapë e krijoi shumicën.

Kësaj radhe, qeverisjen në pushtetin lokal Arifit ia mundësuan dy këshilltarë të nacionalitetit serb nga Lista Serbe.

E gjithë kjo sipas qytetarëve në Luginë po ndodh për shkak të mosbashkëpunimit të subjekteve politike shqiptare.

Për Halit Ahmetin, tash e sa vite s’ka përmirësim.

E edhe më keq po e sheh një tjetër banor atje.

Nga ana tjetër, shefi i grupit së këshilltarëve të Partisë për Veprim Demokratik, Munir Rexhepi jep detajet e kësaj seance.

Rexhepi tregon edhe arsyet pse nuk morën pjesë.

Mirëpo, kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi e ka një përgjigje tjetër për pjesëmarrjen e tyre.

Arifi thotë se kjo tentativë për rrëzimin e tij u bë nga Qeveria Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.

I pari i Preshevës foli edhe për mos vizitat e Kurtit në Luginën e Preshevës, pavarësisht ftesave që i ka bërë në vazhdimësi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit