23.2 C
New York
Sunday, September 22, 2024

Buy now

Lufta në Ukrainë, kompania gjigante e bizhuterive mbyll dyqante në Rusi

- Advertisement -

Kompania austriake “Swarovski” njoftoi se po pezullon aktivitetet e saj në Rusi për shkak të luftës në Ukrainë, duke ndjekur shembullin e shumë kompanive shumëkombëshe që janë larguar nga vendi.

Swarovski sqaroi se vendimi është “i përkohshëm” dhe se është marrë për shkak të “situatës së komplikuar në rajon dhe shqetësimeve në rritje për zhvillimet aktuale”.

12 degët e kompanisë në Rusi do të mbyllen dhe eksportet në Rusi do të ndalojnë deri në një njoftim të dytë.

Uebsajti i shitjeve në internet është tashmë në funksion . Kompania premton të mbështesë 80 partnerët e saj në Rusi.

Kompani të tjera të mëdha ndërkombëtare që kanë njoftuar pezullimin e aktiviteteve të tyre ditët e fundit në Rusi janë Ikea suedeze dhe grupet franceze të mallrave luksoze LVMH, Kering, Hermès dhe Chanel./abcnews.al/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit