6.2 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Lufta në Ukrainë ka shpërfaqur dobësitë e Evropës në raport me sigurinë

- Advertisement -

Shkruan: Besa Ismaili

Lufta në Ukrainë ka shpërfaqur dobësitë e Evropës në raport me sigurinë, mbrojtjen, ndërtimim dhe ndërmjetësimin e paqes.

Ukraina me gjasë do të ishte pushtuar nga Rusia, ose në rastin më të mirë, do të ishte detyruar të pranonte kushte të rënda paqeje sikur të kishte qenë e varur nga mbështetja evropiane.

Ukraina është ndihmuar nga SHBA-ja, e cila ka ofruar armë, financime dhe mbështetje diplomatike të pazëvendësueshme.

Ky realitet tregon se Evropa megjithatë mbetet e varur nga Amerika për sigurinë e saj. Dhe këtë realitet që nuk është i sotit, Evropa nuk ka arritur t’a ndryshojë, madje ka pasur fare pak përpjekje për ta ndryshuar. [por kjo një temë tjetër]

BE-ja jo rrallë ka treguar ngathtësi në vendimmarrje, rrjedhimisht edhe mungesë lidershipi. Kjo ka bërë që Evropa të ketë sot, një pozicion të cenueshëm karshi kërcënimeve si Rusia.

Zvogëlimi i angazhimit amerikan në siguri në Evropë është proporcionale me rritjen e rrezikut dhe ndikimit rus në Evropë.

Se cilat do të ishin pasojat direkte për Kosovën në këtë rast, s’do shumë mend për t’a kuptuar.
Andaj është jetike përmbyllja e luftës në Ukrainë, përkundrejt kostos dhe detyrimit për të pranuar kushte të rënda paqeje.

Nga dy të këqija, zgjedhja e të keqes më të vogël, është gjëja e mirë për ta bërë. Gjithmonë duke u siguruar që kompromisi të mos sakrifikojë parimet themelore ose të krijojë precedentë të rrezikshëm për të ardhmen.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit