Home Lajme Botë Lufta në Ukrainë, Holanda do të japë 350 milionë dollarë për municione dhe dronë

Lufta në Ukrainë, Holanda do të japë 350 milionë dollarë për municione dhe dronë

0
Lufta në Ukrainë, Holanda do të japë 350 milionë dollarë për municione dhe dronë

Holanda do të sigurojë 350 milionë euro për blerjen e municioneve për avionët luftarakë F-16 dhe për dronët e avancuar të zbulimit që do të dërgohen në Ukrainë, njoftoi nga Kievi ministrja e Mbrojtjes Kaisa Olongren.

Në një intervistë për Reuters në fund të vizitës së saj dy-ditore në Ukrainë, ministrja holandeze tha se shkoi në Kiev për të treguar solidaritet dhe për të njoftuar paketën e re të ndihmës.

Në takimin e aleatëve të Ukrainës në Ramstein të Gjermanisë, Ohlgren kishte deklaruar se 150 milionë euro do të jepeshin për blerjen e raketave ajër-tokë që mund të lëshohen nga gjuajtësit F-16, ndërsa 200 milionë të tjera do të financonin blerjen e mjete ajrore pa pilot që kryejnë fluturime të zbulimit, vëzhgimit dhe mbledhjes së inteligjencës (ISR).

Holanda është zotuar të japë 2 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën deri në vitin 2024. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre parave do të shkojnë për municione dhe dronë, pasi Kievi thotë se i duhen ata për t’i dhënë fund humbjeve në fushën e betejës kundër Rusisë.

Danimarka, Holanda dhe SHBA pritet të dorëzojnë F-16-ët e parë në Ukrainë këtë verë, pasi të kenë përfunduar programin e tyre të trajnimit të pilotëve.

Exit mobile version