-2.6 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Lufta në Ukrainë, evakuohen 71 foshnja jetime nga Sumy

- Advertisement -

Autoritetet ukrainase  kanë bërë me dije se së fundmi kanë bërë të mundur evakuimin e 71 fëmijë nga një jetimore në Sumy në një zonë më të sigurt. Mediat e huaja bëjnë me dije se për shkak të luftës foshnjat ditët e fundit kanë qëndruar në një bunker.

Trupat ruse kanë rrethuar qytetin në veri-lindje dhe ka pasur bombardime këtë javë.

Me mundësinë e parë për t’u evakuuar përmes korridorit humanitar, ne i morëm fëmijët nga jetimorja e specializuar në zonën e luftimit,” ka thënë guvernatori i rajonit, Dmytro Zhyvytskyi.

Ndër të tjera përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai ka shpërndarë foto të foshnjave.

“Këta janë fëmijë  nuk kanë prindër (për arsye të ndryshme) dhe shumica e tyre kanë nevojë për kujdes të vazhdueshëm mjekësor do të mbeten nën kujdesin e stafit të spitalit”, ka thënë  ai. /abcnews.al/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit