8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Lufta në Ukrainë, Erdogan: Turqia do bisedime të paqes

- Advertisement -

Turqia është e përkushtuar për një dialog për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës, citohet të ketë thënë presidenti i Turqisë, Recep Tayyop Erdogan, sipas mediave në Turqi.

Ndërkohë që më herët prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin thotë se nuk ka negociata me rusët.

Lideri turk ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore se po e provokojnë Moskën, teksa mediat në Turqi raportojnë të ketë thënë se “Perëndimi, dhe veçanërisht SHBA-ja, po sulmojnë Rusinë në mënyrë të pafundme dhe se Rusia po shfaq një rezistencë të madhe në ballë të gjithë kësaj.

Erdogan ka thënë se Turqi po punon për një korridor të paqes, ashtu si ai i drithërave dhe se rruga më e mirë për këtë është dialogu për paqe. Turqia ka ndërmjetësuar bisedime midis delegacioneve ukrainase dhe ruse më herët gjatë këtij viti dhe po ashtu ka tentuar që të balancojë kritikat e saj për pushtimin dhe kundërshtimin e sanksioneve.

Sakaq, lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të 262-të teksa ushtria ukrainase ka marre tashmë qytetin e Kherson. Nga rusët është çliruar rajoni i Mikolaiv.

Prokurori i përgjithshëm ukrainas tha se Rusia do të jetë përgjegjëse për këtë luftë që ka nisur. Kostin shtoi se po përpiqet të krijojë një Gjykatë të Posaçme Ndërkombëtare dhe ka përsëritur thirrjet për dëmshpërblim të luftës nëpërmjet konfiskimit të aseteve ruse. 

Rusët u tërhoqën nga Khersoni, duke bërë që Kievi të shënojë një fitore të rëndësishme në fushëbetejë, teksa forcat ukrainase po vazhdojnë të rimarrin territorin qëkur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar në fund të shkurtit.

Video të postuara në rrjetet sociale shfaqën qytetarë me flamuj kombëtarë të Ukrainës duke mirëpritur arritën e trupave ukrainase në qytet.

Ndërkaq, këshilltari për Siguri Kombëtare i SHBA-SE, Jake Sullivan tha se tërheqja e rusëve “mund të ketë implikime më të gjera strategjike”, përfshirë edhe zbutjen e kërcënimit afatgjatë nga Rusia ndaj qyteteve të tjera jugore ukrainase, sikurse Odesa.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit