12.3 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Lufta në Ukrainë: Aleatët perëndimorë thonë se po u mbarojnë municionet

- Advertisement -

Fuqive ushtarake perëndimore po u mbarojnë municionet për t’i ofruar Ukrainës për t’u mbrojtur kundër pushtimit të plotë të Rusisë, kanë paralajmëruar Britania e Madhe dhe NATO.

Admin Rob Bauer, zyrtari më i lartë ushtarak i NATO-s, i tha Forumit të Sigurisë në Varshavë se “fundi i fuçisë tani është i dukshëm”. Ai tha se qeveritë dhe prodhuesit e armëve mbrojtëse tani duhet të “rrisin prodhimin me një ritëm shumë më të lartë”, raporton BBC.

Ukraina po lëshon mijëra predha çdo ditë dhe shumica tani vijnë nga NATO.

Admirali, i cili kryeson Komitetin Ushtarak të NATO-s, tha se dekada të tëra investimesh të pamjaftueshme nënkuptonin se vendet e NATO-s kishin filluar të furnizonin Ukrainën me armë me depon e tyre të municionit tashmë gjysmë të mbushur apo edhe më të zbrazët.

Ministri i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey i tha forumit se rezervat ushtarake perëndimore “po dukeshin pak të dobëta”, dhe u kërkoi aleatëve të NATO-s të shpenzonin 2 për qind të pasurisë së tyre kombëtare për mbrojtje, siç ishin zotuar të bënin.

Ministri suedez i mbrojtjes, Pol Jonson tha se ishte jetike që Evropa të vendoste bazën e saj industriale të mbrojtjes në formë për të mbështetur Ukrainën për një afat të gjatë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit