23.7 C
New York
Sunday, September 22, 2024

Buy now

Lufta në Lindjen e Mesme/ Harris: Zgjidhje me dy shtete: Akuza e Trump: Ajo e urren Izraelin dhe botën arabe

- Advertisement -

Kamala Harris: Në 7 tetor, Hamasi, ekzekutoi 1200 izraelitë, gra të përdhunuara në një koncert. Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Ka shumë palestinezë të vrarë, kjo luftë duhet të ndalojë menjëherë. Duhet armëpushim i menjëhershëm, duhet të vijojmë rrugën për zgjidhjen me dy shtete. Unë gjithmonë i jap Izraelit mundësinë për të mbrojtur veten.

Donald Trump: Ajo e urren Izraelin. Ajo refuzoi ta takojë Netanyahun në Kongres. Nëse është presidente, Izrali nuk do të ekzistojë brenda dy viteve. Ajo e urren Izraelin, urren botën arabe. Irani ishte i falimentuar, tani kanë 3 miliardë dollarë. Nuk kishin financim për Hezbollah, nuk kishin para për terror. Tani janë komb i pasur, po shpërndajnë para. Kjo nuk do ndodhur kurrë, do e kisha ndaluar luftën.

Kamala Harris: Është e pavërtetë, kam gjithë karrierën time që suportoj Izraelin. /Abcnews.al/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit