18.4 C
New York
Monday, September 23, 2024

Buy now

Lufta në Izrael/ Papa Françesku: Gati për të takuar të afërmit e pengjeve hebrenj

- Advertisement -

“Mund të ketë, mes të zhdukurve, miq të mi hebreo-argjentinas”, i tha Papa Françesku, një gazetari izraelit me të cilin foli në telefon. Në të njëjtën kohë, ai tha se ishte i gatshëm të takonte të afërmit e pengjeve dhe t’i ndihmonte ata të zbulojnë se ku janë të dashurit e tyre.

Duke iu drejtuar turmës së mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit, pak më parë Papa theksoi: “Unë vazhdoj të shikoj me shumë dhimbje se çfarë po ndodh në Izrael dhe Palestinë dhe jam në krah, veçanërisht të të rinjve dhe të moshuarve.

Përsëris thirrjen për lirimin e pengjeve dhe kërkoj që të respektohet ligji humanitar, veçanërisht në Gaza, ku ka nevojë urgjente për të ndihmuar popullatën civile”.

“Kaq shumë njerëz kanë vdekur tashmë, le të mos derdhet më gjak, as në Gaza, as në Ukrainë, askund. Lufta është gjithmonë një humbje”, shtoi Papa. Ai bëri gjithashtu një apel të veçantë për mbrojtjen e të gjitha manastireve dhe objekteve të kultit në rajon.

Së fundi, Papa u bëri thirrje të gjithë besimtarëve të luten dhe të agjërojnë të martën e ardhshme, për paqen në Tokën e Shenjtë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit