Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu planifikon të mbyllë kanalin e lajmeve Al Jazeera në Izrael, ka njoftuar partia e tij Likud.
Netanyahu do të mbledhë sot ligjvënësit për të miratuar masën kundër stacionit televiziv satelitor të Katarit.
Nëse ligjet e nevojshme ratifikohen, Netanyahu “do të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të mbyllur Al Jazeera në përputhje me procedurën e përcaktuar në ligj”, thuhet në deklaratën e partisë Likud.
Administrata e Netanyahut e ka kundërshtuar prej kohësh kanalin e lajmeve, duke pretenduar se transmeton mbulim të njëanshëm të konflikteve që përfshijnë Izraelin.