18.7 C
New York
Sunday, September 22, 2024

Buy now

Lufta me Rusinë, Ukrainës mund t’i duhen të paktën 10 vjet për të pastruar tokën e ujin nga minat

- Advertisement -

“Ukrainës do t’i duhet të paktën një dekadë për të pastruar të gjitha minat dhe eksplozivët nga toka dhe uji i saj pas luftës.” Kështu është shprehur të premten një zëdhënës i shërbimit të urgjencës shtetërore të Ukrainës.

Deri më tani, Ukraina ka arritur të pastrojë 620 kilometra katrorë tokë që ishte e mbushur me mijëra pajisje shpërthyese, duke përfshirë 2,000 bomba të hedhura nga ajri, sipas Oleksandr Khorunzhiy.

Pothuajse 300,000 kilometra katrorë, rreth gjysma e territorit të Ukrainës, shihen ende si të kontaminuara.

“Do të duhen deri në 10 vjet, sipas një shifre optimiste. Sepse ne ende nuk e dimë se çfarë po ndodh në territoret ku po zhvillohen luftime aktive tani”, theksoi më tej Oleksandr Khorunzhiy. /abcnews.al/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit