6.5 C
New York
Thursday, April 3, 2025

Buy now

Lufta me mesazhe: A mund të ndahet LDK-ja e përçarë? (Video)

- Advertisement -

Pak ditë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, anëtarët e Kryesisë së Lidhjes Demokratike (LDK) ngritën zërin për votat e dyshimta të mërgatës për këtë subjekt politik, biseda që u publikuan dy ditët e fundit në media.

Komunikimet në Viber, për një anëtar të moçëm të saj, ishin pretendime të çastit që i hodhi poshtë Gjykata Supreme, e tash po i keqpërdorin rivalët, raporton Klan Kosova.

Për Safet Kamberin (anëtar i LDK-së), kjo tregon përsëri demokracinë brenda partisë që e themeloi Ibrahim Rugova.

E për një tjetër, që la moti subjektin shtetformues, LDK duhet të marrë përgjegjësinë për rezultatin.

Por, ish-zëdhënësi i saj, Lulzim Zeneli me faj e lë edhe rregullativën momentale juridike.

Si Zeneli, ashtu edhe Kamberi, mohojnë se grupi i të pakënaqurve brenda LDK-së mund të ndahet nga partia, pasi sipas tyre nga kjo nuk do përfitonte asnjëra palë./Klankosova.tv

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit